Barazim spektakolar 2-2 mes Vllaznisë dhe Partizanit, në përballjen e mbajtur në “Loro Boriçi”. Kryeqytetasit realizuan me Mba, pas 15 minutash lojë. Shkodranët u kundërpërgjigjën në minutën e 42-të, Stojanovic.

Ekipi i Bërdaric u fut i motivuar në pjesën e dytë, teksa do ishte Esat Mala ai që do përmbyste shifrat. Në fundin e sfidës, sërish Mba bëri gjithccka mirë, duke i dhuruar një pikë Partizanit.

Vllaznia vijon të shtyjë kështu takimin me fitoren, teksa pozicionohet në vendin e pestë me 15 pikë. Partizani është në krye të klasifikimit me 17 pikë të grumbulluara. Ky ishte takimi i fundit i javës së 10-të të elitës, me kampionatin shqiptar që do zbresë sërish në fushë vetëm pas pak ditësh.

Artikulli paraprakSHKODËR, U AKSIDENTUA NGA 21 VJEÇARI HUMB JETËN 70 VJEÇARI
Artikulli tjetërTAKIMI ME SHQIPTARËT NË NEW YORK, BASHA: RAMA SOT KTHYE TE ‘VENDI I KRIMIT’