Vllaznia ka marrë një tjetër fitore me Skenderbeun me rezultatin e thellë 5-1. Kuqeblutë dominuan ndeshjen ndërsa katër gola në këtë përballje i shënoi sulmuesi Hoxha. Vllaznia hap serinë e golave që në minutën e parë me Imerin ndërsa Hoxha shënon dy gola të tjerë në pjesën e parë në minutën e 35 dhe 42 duke bërë që 45 minutat e para të mbyllen 3-0. Në pjesën e dytë sërish Vllaznia dominon lojën ndërsa Hoxha realizon golin e katërt në minutën e 53 dhe të pestin në minutën e 60. Skenderbeu ngushëllohet me vetëm një gol të Mensah në minutën e 62 duke bërë që shkodranët të fitojnë 5-1.
Vllaznia vijon të jetë në vend të parë me 25 pikë e shkëputur nga ekipet e tjera. Përballja e radhës për kuqeblutë do të jetë me Tiranën në transfertë.