Çmimet e Panairit të Librit. Autori i vitit shpallet Agron Tufa me librin me poezi “Kafsha apo fantazma”

Juria e panirit të 19-të të librit shpall autor të vitit Agron Tufën, për librin me poezi “Kafsha apo fantazma”, me motivacionin “Për një perceptim origjinal, intelektual dhe emocional të mbrujtjes së hapave të njeriut.” Me çmimin Përkthyesi i vitit u nderua Edvin Cami për shqipërimin e librit “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra”, një libër nga autorja kroato-gjermane Marica Bodrozic. Motivacioni për këtë çmim: “Për shqipërimin e një letërsie sa ballkanike aq edhe të përbotshme që sjell njeriun përballë vetes dhe të tjerëve në kërkim të identitetit të një bote plot dyshime.” Ndërsa një çmim i rendesishme ai i letërsië për fëmijë shkoi per Luan Ramen per vepren “Më quajnë Aleksandër Moisiu”, “Rrëfim emocional i figurave njerëzore si simbol frymëzues për lexuesit e vegjël.” Juria, e mbledhur në fund të muajit gusht, ka mirëpritur deri në datën 5 Nëntor titujt e rinj të këtij edicioni, duke zgjedhur një “short listë”, nga prurjet totale të 107 titujve.

Artikulli paraprakDEFEKT NE AVIONIN E IZRAELIT,EKIPI BLLOKOHET 9 ORE NE RINAS
Artikulli tjetërDEPUTETJA E PD IRMA KOPLIKU INSPEKTON SITUATEN NE OBOT,FAJESON KRYEMINISTRIN RAMA