Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së femrave Vllaznia –  Çelsi, në atë që është ndeshja e dytë e tyre në grupet e Ligës së Kampioneve.

Vajzat shkodrane luajnë ndaj një prej pretendenteve për të kaluar më tej në këtë turne, por me dëshirën për të dhuruar një tjetër paraqitje të mirë, si ajo e ndeshjes së parë përballë Real Madrid në Shkodër.

Që në minutën e 10 Londinezet gjejnë avantazhin me anë të Samanta Kerr e cila i shmanget pozicionit jashtë loje dhe çon topin në rrjetë. Sërish Kerr shënon në minutën e 36′ dhe pak minuta më pas është Harder e cila e çon rezultatin që në pjesën e parë në 3 – 0.

Artikulli paraprakBLERJET E KESH E ÇOJNË EURON NË NIVELIN MË TË LARTË QË PREJ MUAJIT KORRIK
Artikulli tjetërMBYLLET NDESHJA VLLAZNIA – ÇELSI , VAJZAT SHKODRANE HUMBIN ME GOLEADE NDAJ ÇELSIT