Vllaznia po përballet sot me Kastriotin në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Kuqeblutë vijnë në këtë sfidë pas barazimit pa gola me Egnatian ndërsa krutanët pas humbjes me Tiranën.
Trajnerët Josa dhe Çela kanë hedhur në fushë më të mirët për të marrë 3 pikët e vlefshme në këtë fazë të kampionatit.
pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1 për krutanët që shënuan në minutën e 29-të me anë të Mihanes.