Shqipëria vazhdon rrugëtimin për në Euro 2024. Takimi ndaj Ishujve Faroe po luhet në Tórsvøllur (Torshavn) dhe do të gjykohet nga arbitri qipriot Theouli C. Sokol Cikalleshi ka shënuar pas 53 sekondave lojë, arbitri e anulon për pozicion jashtë loje. Nedim Bajrami kalon në avantazh Shqipërinë në minutën e 20’. Pas një aksioni të bukur dhe asisti të Asanit, fantazisti nuk ka gabuar nga brenda zonës. Në të 32’ Sokol Cikalleshi ka mundësinë për të mbyllur ndeshjen, me kavajasin që nuk shënon nga 11 metra largësi. Penalltia pritet nga Gastason. vendosen ekuilibrat në fund Faero shënon me kokë dhe barazon rezultatin. Skuadra e drejtuar nga Silvinjo ka grumbulluar deri më tani 3 pikë në 2 ndeshje dhe renditet në vendin e 3-të. Në krahun tjetër, kundërshtarët tanë kanë marrë 1 pikë në 2 ndeshje, duke u renditur kështu në fund.