Mbyllet pjesa e pare e ndeshjes Vllaznia- Bylis me rezultatin 1-0 per shkodranet . Ne minuten e 38 Kaçorri ka mundësinë e pastër për të shënuar golin e avantazhit, por përsëri ndalet nga Zogoviç në gjuajtjen e tij nga e majta.
Por vetem 1 minute me pas shënon Herald Marku me një gjuajtje në kufijtë e zonës që mposht Teqjen.
Skuadra e Josës vjen nga një barazim përballë Laçit në kampionat dhe do të kërkojë të fitojë në mënyrë që të jetë në garë për titull.