
Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot kundër Andorrës, sfidë që zhvillohet në ‘Arenën Kombëtare’ në Tiranë dhe vlen për raundin e dytë të Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026. Në minutën e 9-të Manaj zhbllokon ndeshjen, duke kaluar kuqezinjtë në epërsi. Në të 19-tën Armando Broja bën ‘lëmsh’ mbrojtjen mike dhe asiston për Manajn i cili shënon edhe golin e dytë.Mbyllen kështu 45 minutat e para me avantazhin e Shqipërisë.