Është mbyllur me barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes Skëndërbeu-Vllaznia e vlefshme për javën e nëntë të Abbissnet Superiore. Nga të dy skuadrat kishte raste mjaft të mira por pa arritur të shënojnë. Në minutën e 34’ Skënderbeu mbetet me 10 lojtarë! Ramos nuk kontrollon topin, Gruda ia merr e më pas niset drejt portës, me Prençin i cili i ndërhyn duk e rrëzuar. Gjyqtari nuk heziton duke i treguar kartonin e kuq si lojtar i fundit.Minuta e parë të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë në stadiumin ”Skënderbeu” në Korçë janë parë të zhvillohet një ngjarje e turpshme në tribunën VIP ku ulen drejtuesit dhe personalitete të skuadrave. Një person ka debatuar dhe pastaj ka goditur me grusht presidentin e skuadrës korçarë, Ardjan Takaj, duke shkaktuar jo pak kaos në ato momente. Personi në fjalë është prind i një prej lojtarëve të akademisë së Skënderbeut dhe kjo ka qenë arsyeja e zenkës mes tyre, në të cilën ka ndërhyrë edhe djali i presidentit të korçarëve, i cili është goditur gjithashtu në momentet e kaosit.

Artikulli paraprakMINISTRIA E SHËNDETËSISË APEL QYTETARËVE: MOS BLINI BARNA PA PULLË FISKALE
Artikulli tjetërSTUHIA “BABET” GODET EVROPËN VERIORE, SHKON NË 4 NUMRI I PERSONAVE TË VDEKUR