Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Vllania-Laçi me rezultatin 2-0 për skuadrën shkodrane të cilët patën raste të shumta që në startin e takimit por në minutën e 31 ‘ të takimit është Hoxhaj që përmes një harkim në qendër të Markut pas zhvillimit të një goditje nga këndi Hoxhaj devijon topin i cili përfundon në rrjetë.
Vllaznia vazhdon të ketë kontrollin e lojës, duke mos lejuar Laçin të kthehet në ndeshje. Shkodranët kërkojnë me ngulm edhe golin e dytë i cili vjen në minutën e 43’ përmes një asisti të Hakajt në krahun e majtë, i cili pason në qendër dhe sërish hoxhaj shënon golin e dytë për shkodranët.