Mbyllet protesta e opozites,qe ndryshe nga te tjerat jka qene plotesisht paqesore.asnje akt dhune,asnje shashke, kapsolle apo fishekzjarre. Basha.mbyll protestën dhe shton një tjetër kusht për zgjidhjen e krizës politike.
“Zgjedhje nuk ka dhe nuk do të ketë. Sonte në betimin dhe kërkesën tuaj qëndrimin tonë politik për zgjidhjen e kësaj krize përmes kushtit të panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeveri tranzitore që do të përgatisë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme, arrestimi dhe çuarja para drejtësie të votave tuaja, nga i pari tek i fundit,. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk do të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa çuara para drejtësie hajdutët”, deklaroi Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike ka folur më gjatë se herët e tjera në këtë protest.
Më shumë se akuzat, që janë artikuluar në çdo dalje të Bashës për mediat, këtë mbrëmje, poshtë zyrës së kryeministrit, ai e ka përmendur plot 38 herë togfjalëshin “Rama ik”. Basha tha se “Rama ik” del nga kraharori i çdo shqiptari, ndërsa e quajti Ramën hajdutin më të madh që ka njohur Shqipëria.
“E shoh këtë shesh si kurrë më parë nga ‘Nënë Tereza’ deri tek ‘Skënderbeu’ plot, me pasardhësit e këtyre dy heronjve tanë, Zoti ju bekoftë mirë se keni ardhur Rama ik. Bashkë kemi protestuar me dhjetëra herë kundër padrejtësisë, krimit e drogës, kundër shkatërrimit të vlerave tona.
Shpeshherë na kanë përbuzur, na kanë mosbesuar” – tha Basha. Ai pati një porosi edhe për deputetët shqiptarë.
“Pupacëve të krimit në parlamentin e krimit ju them sot se që sot e tutje sa herë ngrini kartonin në favor të krimit ju personalisht do të mbaheni përgjegjës.
Këtë ua them në emër të opozitës, në emër të sovranit, Rama ik. E keni mbushur këtë shesh si asnjëherë por tani që errësira e natës është shtrirë mbi qytetin tonë, ndizini dritat e shpresës ta shohë gjithë bota”, tha Basha.