Mbyllet seanca maratonë e Parlamentit ditën e sotme (12 Dhjetor), ku mazhoranca me ndihmën e votave të 2 deputetëve të PDIU-së mundi të plotësonte kuorumin dhe madje kalimin me shumicë të projektligjeve dhe vendimeve të miratuara në rend ditë.

Dita e sotme u shoqërua me tensione, sherre, debate të forta dhe akuza mes palëve që në nisjen e saj paradite dhe deri në mbyllje, rreth orës 19:00. Kur nisi votimi u regjistruan prezentë 71 deputetë. Dy deputetët e PDIU, Avdulla dhe Ademaj “shpëtuan” shumicën.

Presidenti Begaj dha edhe pëlqim për hyrjen menjëherë në fuqi të huas në shëndetësi nga BERZH, që kaloi me 71 vota pro. Kurse Kontributi më FMN mori 70 vota pro, ku abstenoi Ademaj, Marrëveshja me Slloveninë për emergjencat mori 71 vota pro, Hekurudha sha mori 69 vota dhe abstenuan 2 deputetët e PDIU.

Organika dhe pagat e KPK-së mori 69 vota pro, Ademaj kundër dhe Avdulla abstenoi. Pagat dhe organika e Komisionerit Publik mori të njëjtin rezultat votimi, teksa nuk u votua futja me procedurë të përshpejtuar e amnistisë së gjobave.

Ra në sy mungesa e kryeministrit Rama dhe shumë ministrave në sallë për votim, duke vështirësuar votimin e projektligjeve.

Artikulli paraprakBERISHA THIRRJE TË RINJVE: NË 11 MAJ TË TRIMFOJMË MBI TË KEQEN
Artikulli tjetërHUMB KONTRROLLIN E MJETIT NDËRRON JETË 21 VJEÇARI NË MALËSI TË MADHE