Është mbyllur me rezultatin 3-2 ndeshja Tirana-Vllaznia, ndeshje kjo për trofeun e Kupës së Shqipërisë. Edhe pse kuqeblutë kaluan të parët në avantazh që në minutën e tetë falë golit të Malës Tirana arrin të barazojë përmes një supergoli të Patrick. Pjesa e parë u mbyll në mënyë të barabartë nga të dy ekipet .

Në pjesën e dytë janë kryeqytetasit ata që kalojnë në avantazh me një gol të Hasanit në minurën e 53′ të takimit. Por nga fundi i pjesës së dytë Liridon Latifi nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë dhe çdo gjë shkon në baraspeshë.

Në minutat shtesë të pjesës së dytë Xhixha shënon sërish dhe rezultati shkon në 3-2 për bardheblutë duke i dhënë kështu trofeun e 12-të të Superkupës së Shqipërisë Tiranës.

Artikulli paraprakTIRANA-VLLAZNIA/ BEFASI E MALËS DHE SUPERGOL I PATRIK, MBYLLET PJESA E PARË
Artikulli tjetërAMBASADORI SHQIPTAR DEPUTETËVE BRITANIK NË KOMISION: NDALONI FUSHATËN E DISKRIMINIMIT NDAJ SHQIPTARËVE