Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja e luajtur mes Polonisë dhe Shqipërisë ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Kombëtarja shqiptate nuk arriti të marrë një 3 pikësh në këtë përballje edhe pse me disa tentativa por pa arritur të shënojë. Në momentin më të mirë Shqipëria është ndëshkuar nga Polonia.Vendasit realizuan me Karol Swiderski 41′.Goli në fakt erdhi pas një goditje dënimi ku topi fillimisht u përplas në shtyllë.
Pjesa e dytë nisi mjaft mirë por rezultati nuk ndryshoi duke e mbyllur kështu këtë ndedhje me 3 pikë të marra nga Polonia.