Mbyllet sfida Teuta-Vllaznia me rezultatin 1-1, sfidë kjo e vlefshme për javën e 24-të të Abbissnet Superiore. Një pjesë e pare e cila nisi më mire nga djemtë e detit por në minutën e 14-të është skuadra Shkodrane e cila përfiton mjaft mire dhe shënon golin e parë me Esat Malën. Në të 30-tën minutë Sherif Kallaku është ai që barazon shifrat dhe ky është edhe goli I parë që skuadra e Teutës i shënon gol Vllaznisë. Një pjesë e pare kjo e cila tregoi një Teutë mjaft të rrezikshme dhe kërcënuese duke e vënë skuadrën shkodranë në shumë vështirësi.
Pjesa e dytë nisi mjaft mire nga Teuta ku u duk sikur kaloi në avantazh por sistemi VAR thotë që jo. Por në minutën e 67- të pretendohet për një prekje topi me dorë në zonë nga ana e kapitenit Erdenis Gurishta por pas shqyrtimit në VAR gjyqtari akordon faull në sulm. E gjithë pjesa e dytë u dominua nga Teuta por të dy skuadrat ndajnë nga një pike në “Niko Dovana”.
Ky rezultat e lë Vllazninë në vendin e pestë të renditjes me 35 pikë të grumbulluara ndërsa Teuta në të gjashtin me 32 pikë.