Mbyllet sfida e javës së 20-të të Abbissnet Superiore ajo mes Vllaznisë dhe Kukësit në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Shkodranët kaluan në avantazh që në minutën e 19-të të takimit me anë të golit të shënuar nga Herald Marku i cili shënon në një pozicion diagonal me portën mike. Pa u mbyllur pjesa e parë në minutën e 44-të të takimit Fjoart Jonuzi është ai që shënon për kuqeblutë dhe rezultati shkon në 2-0 për Vllazninë.
Qarkullim i gjatë i topit nga Kukësi, me sferën që shkon sa në njërin krah, në tjetrin. Por askush nuk arrin të gjejë pasimin e duhur apo një harkim të saktë në zonë, duke i lejuar Vllaznisë të kontrollojë qetësisht çdo ofensivë të miqve.
Në fillimin e ndeshjes të dy ekipet kanë mbajtur një banderolë në shenjë mbështetje për personat e prekur nga tërmetet që goditën dje Turqinë dhe Sirinë. Vllaznia ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 31 pikëve.