Mbyllet shkolla 9-vjeçare në Darëzezë të Fierit. Shkollës i është vënë shiriti me qëllim ndalimin e mësimit në këtë shkollë.
Këshilli bashkiak i i Fierit ka zhvilluar një mbledhje për miratimin e procedurës së shembjes së shkollës 9-vjeçare. Vendimi për shembjen e shkollës është marrë nga Komisioni i Emergjencave Civile pas vlerësimit të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në këto kushte rreth 92 nxënës mes tyre 32 fëmijë të arsimit parashkollor u caktuan të dërgoheshin në një shkollë në fshatin Povelc, por kjo ka hasur në kundërshtimin e prindërve të fëmijëve.
Ata thonë se shkolla nuk ka probleme, por vetëm disa plasaritje të shkaktuara ndër vite dhe jo si pasojë e tërmetit. Godina e shkollës 9-vjeçare ka qenë edhe e amortizuar prej vitesh.