Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar pasditen e sotme në selinë e PS. Rama deklaroi se në takim u fol për përgatitjet për zgjedhjet vendore të cilat kanë arritur në fazën e dytë.

Kryeministri po ashtu foli për gjendjen e vështirë ekonomike dhe inflacionin për të cilin tha se është një forxcë e madhe që i ka goditur të gjithë dhe se është bërë gjithçka për ta luftuar atë.

“Kemi nisur punën për zgjedhjet vendore dhe tani kemi hyrë në fazën e dytë të procesit të organizimit për të cilin kemi folur sot. Kjo vjen në një kontekst shumë të jashtëzakonshëm për shkak të situatës ku ndodhet bota e sidomos Europa. Inflacioni i luftës është një forcë e madhe që ka marrë hov duke prekur të gjithë por ne kemi detyrën të bëjmë gjithçka që është e mundur që pa shkatërruar ekuilibrat financiarë të vendit të lehtësojmë këtë dhimbje, pjesë e kësaj është edhe komunikimi i vazhdueshëm. Ky ishte thelbi i takimit të sotëm”, u shpreh Rama në përfundim të takimit.

Artikulli paraprakBILANCI I COVID NË VEND, MSH: 79 RASTE TË REJA DHE ASNJË VIKTIMË NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërZGJEDHJET LOKALE, ZBULOHET KUSH JANË DREJTUESIT E RINJ POLITIKË NË VLORË, KUKËS DHE SHKODËR (EMRAT)