Policia Bashkiake ka zbarkuar këtë të enjte në tregut e rrobave të përdorura të Rusit, duke bllokuar aktivitetin në njërën prej ndërtesave në afërsi, e cila është përdorur për të tregtuar këto lloj produktesh.

Si pasojë, kanë mbetur pa punë një numër prej 50 tregtarësh. Sipas tyre, arsyeja që Policia Bashkiake ka bllokuar atë është ndërtimi pa leje i ndërtesës nga pronarët. Megjithatë, ata shprehen të indinjuar për këtë situatë, pasi kanë mbetur në rrugë dhe krejt të braktisur. Ndërkohë, kërkojnë ndihmë nga kryebashkiakja Voltana Ademi. Në këtë treg të rrobave të përdorura kanë punuar një numër i konsiderueshëm familjarësh, të cilët me mbylljen e tij humbasin çdo përfitim.

Sipas tyre, është e vetmja mënyrë për të mbijetuar. Ata kërkojnë që tregu të hapet dhe njëkohësisht të vazhdohet procedura për rregullimin e dokumentacionit me pronarët.

Artikulli paraprakPUKË, ARRESTOHET PUNONJËSI I ZJARRËFIKSEVE
Artikulli tjetërRRITJA E PREVALENCËS SË DIABETIT