Sporti i tenisit në Shkodër po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Kështu, në kompleksin “Adriatik Tennis Park”, numri i aktiviteteve që zhvillohen po shtohet çdo ditë dhe pjesëmarrës në to janë edhe shumë personazhe nga fusha të ndryshme. Kështu ka ndodhur së fundmi edhe në turneun e përvitshëm lokal “Double”, që u zhvillua për shtatë ditë me rradhë, ku morën pjesë sportistë dhe personazhe nga fusha të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Në këtë turne ka qenë i pranishëm edhe drejtori i sportit në Bashkinë e Shkodrës, Alban Neziri, i cili luajti në ndeshjen finale në dyshe me Sokol Jubicën, por ndau edhe kupat për sportistët më të mirë, teksa në një intervistë për “Star Plus TV” tregoi më shumë rreth këtij aktiviteti.

Fituesit e këtij turneu që u zhvillua për shtatë ditë me rradhë, u shpallën Alban Neziri dhe Sokol Jubica, të cilët triumfuan në finale ndaj Gëzim Galiqit dhe Dritan Krujës me rezultatin 2-0. Për Jubicën, një aktivitet i tillë mes miqsh është gjithmonë kënaqësi.

Tashmë, ekipi fitues i këtij turneu, dyshja Alban Neziri dhe Sokol Jubica, do të marrin pjesë në Kroaci në muajin gusht në kampionatin ballkanik “Double”, ku do të përfaqësojnë Shkodrën.

Artikulli paraprakLEZHË, ZGJEDHJET PËR KREUN E RI TË PD
Artikulli tjetërMBLEDHJA 2-DITORE NË TEPELENË, RAMA: U DISKUTUA PËR NJË RIORGANIZIM TË PROCESIT QEVERISËS