Në Bashkinë e Lezhës janë numëruar 106 nga 126 kuti votimi në total dhe kryeson kandidati i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu me 53.36 % të votave, ndërkohë që kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Pashk Gjoni ndjek me rezultat të ngushtë me 46.64 % të votave.
Në Mirditë ka përfunduar numërimi i 48 kutive. Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Albert Mëlyshi’ ka fituar me 55.19 % të votave. Ndërsa Ndrec Dedaj i Partisë Socialiste ka marrë 44.81 %.
Nga Bashkia e Kurbinit janë numëruar 17 nga 74 kuti kryeson kandidatja socialiste, kryebashkiakja aktuale, Maljinda Cara me 55.93% të votave përkundrejt 44.07% të kandidatit të opozitës Behar Haxhiu.