Rusia vazhdon akoma të mbajë një qëndrim të rreptë kundrejt rrjeteve sociale. Para disa ditësh, në këtë shtet u ndalua përdorimi i ueb-faqes Reddit.

Ndërsa mbrëmjen e të hënës, Rusia mbylli të gjithë faqen Wikipedia, pasi zbuloi një artikull që shfaqte “udhëzime” se si të kultivojmë hashashin. Meqë Wikipedia përdor HTTPS në ueb-faqen e saj, ashtu si Reddit, qeveria ruse është në gjendje të censurojë një faqe të vetme që përmban informacione të pakëndshme. Wikipedia modifikoi menjëherë artikullin dhe tani ueb-faqja është i aksesueshëm në Rusi. Megjithatë, përdoruesit rusë të internetit tregojnë se përveç titullit, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar tek artikulli.

Artikulli paraprakShkoder operacionin ndaj duhanit. Operacioni ne lagjen Kiras prane Shkolles Veterinare. Operacioni nga drejtoria e Tatimeve dhe policia e shtetit
Artikulli tjetërPOLICIA SHKODËR DHE PUKË, ASGJËSOHET KANABIS