“Za Fest”, festivali që lindi me synimin për të promovuar vlerat e Shqipërisë, përmes muzikës, artit, mbështetjes në traditë dhe mbrojtjes së mjedisit u zhvillua për tre netë me rradhë në Shkodër. Nata e fundit në kalanë “Rozafa” u hap me aktorin Çun Lajçi i cili solli një interpretim për Oso Kukën dhe historinë e Shtatë Shaljanëve. Më pas vijoi me këngëtarë me famë botërore. Suedezja Isabeal Sorling, fituese e disa çmimeve në Jazz performoi për ta pranishmit.
Ndërkohë italiani Davide Shorty ndezi edhe më shumë atmosferën në kështjellën e Rozafatit.
Krijuesi i “ZA FEST”, artisti Vlashen Sata, thotë se edhe në edicionin e shtatë, ky festival ia arriti qëllimit edhe pse organizimi nuk është aspak i lehtë.
“ZA FEST” erdhi me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Europian, ambasadës franceze, italiane, suedeze, Institutit Italian të Kulturës, Bashkisë Shkodër dhe me mbështetjen e shumë sponsorëve mes të cilëve edhe hotel “Colosseo”.