Qytetarët e Shkodrës, ata që kanë mbyllur bizneset e tyre për shkak të kontrolleve të drejtorisë së tatim-taksave akuzojnë drejtpërdrejtë deputetët e partisë socialiste të Shkodrës si të pafuqishëm për t’ju ardhur në mbrojtje.

Zotohen se PS-ja dhe Edi Rama nuk do t’i marrë më votat e tyre.Një tjetër qytetar jo vetëm që akuzon kryeministrin Rama se po shkatërron bizneset në Shkodër por nga ana tjetër i kërkon deputetëve të opozitës që të mos mjaftohen me deklarata në media por të dalin në shesh për të protestuar.Qytetarët e Shkodrës nuk janë kundër luftës ndaj informalitetit por sipas tyre ky aksion ndaj bizneseve duhet të jetë më i zbutur dhe jo arbitrar.

Artikulli paraprakTATIMORËT ZBARKOJNË NË QËNDËR TË QYTETIT
Artikulli tjetërDEPUTETËT E PD: NDAJ BIZNESEVE TERROR QEVERITAR E TATIMOR