Gjenden 2 peshkatarët e mbytur në Vjosë .Vendi ku u gjetën te henen  trupat e dy peshkatarëve nga Novosela, që u mbytën mbrëmjen e djeshme ndodhet në grykëderdhjen e lumit Vjosë pranë fshatit Dëllenjë.

Policia njoftoi se ka bërë identifikimin e tyre dhe rezulton se trupat i përkasin shtetasve: 1- E.K., 37 vjeç, banues në Novoselë, i cili u gjet ditën e sotme rreth orës 09:20 nga peshkatarët e zonës. 2- F.D., 41 vjeç, banues në Novoselë, i cili u gjet i mbytur rreth orës 11:06, në kërkim e sipër nga Policia Vendore në bashkëpunim me atë Kufitare, Delta Force dhe Polumbaret e Pashalimanit. Ata kishin humbur kontaktet që ditën e djeshme me familjarët e tyre, pasi kishin dalë për peshkim në det. Grupi hetimor nisi hetimet në vendngjarje në lidhje me sqarimin e rrethanave të mbytjes.

Artikulli paraprakGJENDEN 8 KUINTAL KANABIS I HEDHUR NË DET
Artikulli tjetërI ZOTI I SHTËPISË PËRLESHET ME HAJDUTËT, IDENTIFIKOHET NJËRI PREJ TYRE