GJENDEN TË LIDHURA KËMBË E DUAR ME LITAR.
Nje krim I rende ka ndodhur gjate nates ne Durres, ku jane mbytur me qese plastamsi dy gra te moshuara.
Gjinovefa dhe Elsa Vava, 70 dhe 75 vjeçe, kunata me njera-tjetren jane gjeteur te asfiksuara nga qeset e plastmasit, si dhe te lidhura mbas dhunes qe mendohet se eshte ushtruar ndaj tyre per motive ende te pakonfirmuara.
Ngjarja ka ndodhur ne katine dyte te nje banese ne lagjen 11 te Durresit, ndersa viktimat, njera prej te cilave ishte beqare, jane gjetur mengjesin e se henes nga djali I njeres prej viktimave.
Pas dergimit te trupave ne morgun e qytetit per ekzaminimet e rastit, mesohet se hetimet jane perqendruar ne dy pista: konflikt per pronen, ose grabitje.
Per kete qellim, policia e Durresit ka shoqeruar 16 persona, ne mesin e te cileve jane edhe fqinje, persona me precedente penale, si dhe te aferm qe mund te kene dijeni per vrasjen makaber.
Ngjarja e rende ka tronditur banoret e zones, te cilet thone se te moshuarat nuk kane pasur konflikte, dhe se kujdeseshin per nje grua plake, ne te njetin pallat.