Një 54-vjeçar ka humbur jetën në Vaun e Dejës, teksa ishte duke peshkuar me rrjetë në lumin Drin.

Viktima është L.C, banues në Vaun e Dejës dhe nga veprimet e kryera rezultoi se ka pësuar infarkt.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.07.2018 në Vau i Dejës, në lumin Drin, duke peshkuar me rrjetë, aksidentalisht është mbytur shtetasi L.C., vjeç 54, banues në Vau i Dejës.

Nga veprimet e kryera rezultoi se ka pësuar infarkt për shkak të ujit të ftohtë. Materialet u referuan në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Artikulli paraprakVRASJA E GJYKATËSES, RRËZOHET KËRKESA E KASEMIT PËR GJYKIM TË SHKURTUAR
Artikulli tjetërNJE 45 VJEÇAR PËRPLASET ME MOTOR NË MUR DUKE GJETUR VDEKJEN