VARKA E MBUSHUR ME 700 NJERËZ ËSHTË PËRMBYSUR DHE PASTAJ ËSHTË MBYTUR. një anije me 700 persona është mbytur në Siçili.Sipas të dhënave të para bëhet me dije se pothuajse të gjithë personat janë mbytur.Mediat italiane shkruajnë se ende nuk ka të dhëna për shkaqet e mbytjes së anijes në Siçili.

Ansa njofton se anija është përmbysur rreth 100 kilometra në veri të Libisë.  Sipas informatave paraprake, varka e mbushur me 700 njerëz është përmbysur dhe pastaj është mbytur. Pak para se të jepej alarmi i mbytjes një anije tregtarësh që është gjendur pranë varkës e ka orientuar atë rreth 60 kilometra në veri të Libisë. Ekuipazhi i tregëtarëve, i cili ka dëshmuar tragjedinë, ka shpëtuar 26 njerëz.Në ndihmë të anijes kanë shkuar edhe helikopterë dhe burimet e Frontex. Në bord ishin 700 njerëz dhe pothuajse të gjitha janë mbytur nga frika.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË FINALE, FITORE SPEKTAKOLARE ME KAMZËN
Artikulli tjetërAKADEMIA VLLAZNIA, DITA E DYTË E VËZHGIMIT TË STËRVITJES