Moti i keq është shoqëruar edhe me posoja në Himarë. Një anije e cila shërbente për turizëm është mbytur në bregdetin e Himarës.

Për fat nuk ka patur njerëz në bord dhe sipas peshkatarëve kjo ka ndodhur për shkak të motit të keq.

Era e fortë ka këputur litarët dhe dallgët morën me vete anijen e drurit e cila ka mbetur gjysëm në ujë.

Ndërkohë era e fortë vazhdon në bregdetin jonian dhe asnjë mjet nuk ka dalë në lundrim. Kapiteneria ka pezulluar punën në port deri në një urdhër të dytë.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT RRËMBEJNË 16-VJEÇARIN, KËRKOJNË SHPËRBLIM
Artikulli tjetërME ARMË NË DORË GRABITET FILIALI I NJË BANKE