Shkoi për të peshkuar por nuk mundi të dalë i gjallë nga ujërat e lumit Buna. Siç raporton policia e Shkodrës një shtetas rreth 75 vjeç, Zef B, banues në lagjen “Skenderbeg” në qytetin e Shkodrës po peshkonte që herët në mëngjes në afërsi të urës së vjetër të bunës. Teksa në grepat e tij kishte rënë një peshk, 75 vjeçari është munduar që ta kapë por është përzier me barishtet e lumit.

Peshkatari është munduar që t’i shmanget por nuk ia ka dalë mbanë duke u mbytur kështu në ujërat e lumit Buna. Ngjarja ka ndodhur në orët e paraditës dhe ashtu si zakonisht mbi urën e vjetër të Bunës kanë qenë edhe peshkatarë të tjerë të cilët kanë parë se çfarë ka ndodhur por pa mundur që t’i vijnë në ndihmë 75 vjeçarit. Menjëherë dëshmitarët në vendngjarje kanë lajmëruar policinë e Shkodrës dhe efektivët sëbashku me grupin e hetimit kanë mbërritur mënjeherë aty. Uniformat blu kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të trupit të pajetë të shtetasit Zef B. Nga peshkatarët që shkojnë çdo ditë për të gjuajtur peshk mësohet se 75 vjeçari e kishte pasion peshkimin. Edhe pse në një moshë të thyer viktima vinte çdo ditë tek ura e vjetër e Bunës duke u munduar që të sigurojë një sasi të vogël peshku. Burime pranë grupit hetimor në bazë të veprimeve të para bëjnë të ditur se shtetasi Zef B nuk ka lunduar në një thellësi shumë të madhe në lumin Buna por gjendja e tij shëndetësore jo shumë e mirë duke shtuar edhe rrjedhën e lumin dhe ftohtësinë e ujit i kanë marrë jetën 75 vjeçarit. Në momentet e vështira peshkatari që humbi jetën lka qenë i vetëm duke peshkuar dhe nuk ka patur varka të tjera aty pranë për ta ndihmuar dhe për t’i shpëtuar jetën.

Artikulli paraprakKONSTITUOHET KËSHILLI I BASHKISË MALËSI E MADHE
Artikulli tjetërSHKODËR DY AKSIDENTE NË 24 ORË