Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme.Një fëmijë ka humbur jetën në liqenin e Farkës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur kur 12-vjeçari ishte futur në liqen të lahej me shokët e tij.
Kanë qenë fëmijët e tjerë që kanë lajmëruar për ngjarjen e rëndë.
Femija mesohet se eshte Daniel Delija dhe polumbaret pas 1 ore kerkimesh kane mundur te nxjerrin trupin e gjetur prane diges se liqenit.
“Kemi shkuar shpesh në liqen për t’u larë. Por sot kur u zhytem, ai nuk mundi të dalte pasi rrëshqiti në barishtet e liqenit. Kur ai nuk doli u futëm për ta nxjerrë por nuk e pamë. Fundi i liqenit ishte i turbull”, thanë dy shokët e viktimës para oficerëve të policisë në komisariatin nr.1 në Tiranë.