Mesditën e sotme është mbytur në det zhytësi Armando Hallvaxhiu 34 vjeç banues në Tiranë, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet.
Mesohet se  Hallvaxhiu dhe shokët e tij kishin marrë një varkë dhe kishin shkuar për të gjuajtur peshk, sport të cilin 34-vjeçari e praktikonte prej shume vitesh.

Nga informacioni paraprak thuhet se 34-vjeçari është mbytur në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, ku ishte duke kryer zhytje bashkë me disa shokë të tjerë.

Trupi i pajetë i 34-vjeçarit është nxjerrë nga Policia Kufitare dhe është transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e mbytjes së 34-vjeçarit, ndërkohë që policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

34-vjeçari Armando Hallvaxhiu ka punuar si operator në disa media qëndrore e lokale dhe kishte si pasion zhytjen dhe peshkimin.

Informacion paraprak
Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje.

Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakNGACMOI, PËRNDOQI DHE GODITI 30 VJECAREN , ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërME ARMË DHE DHUNË, GRABITET NJË MAKINË