Policia ka arrestuar Andrea Stasan, pasi ky i fundit mbyti të atin e tij, Mitër Stasa, 85-vjeç, ngjarje kjo që tronditi Shqipërinë ditën e sotme. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se autori, 58-vjeç, është vënë në pranga.

Informacion paraprak

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakPAS KRONIKËS SË STAR PLUS BASHKIA VIJËZON RRUGËT
Artikulli tjetërGENT SEJKO: NUK DUHET TË LEJOJMË PASTRIMIN E PARAVE PËRMES AMNISTISË FISKALE, TË SHTOJMË MASAT!