Policia e Shkodrës ka vijuar kërkimet gjatë së enjtes në ujrat e lumit Buna në kërkim të trupit të 70 vjeçarit i cili është mbytur në ujërat e lumit mbremjen e se merkures.

Efektive të policisë të mbështetur edhe nga banorë të zonës kanë inspektuar të gjithe gjatësinë e lumit Buna nga fshati Darragjat deri në Pentar por ende nuk ka gjurmë të trupit të viktimës. Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se kërkimet për trupin do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme ndërkohe që kanë ftuar edhe banorët e zonës që të informojnë policinë në lidhje me këtë rast. 70 vjecari Filip Shllaku, banues në Daragjat të njësisë Administrative të Dajçit, ka shkuar për të mbushur ujë në lum, duke mos u kthyer më në banesë. 70-vjeçari Filip Shllaku jetonte i vetëm për shkak se vajza e tij është e martuar, dy djemtë jetojnë në Kanada dhe bashkëshortja i është ndarë nga jeta.

Artikulli paraprakBORA, BASHKIA PASTRON RRUGËT E QYTETIT
Artikulli tjetërSHKODËR – HAN I HOTIT, POLICIA MONITORON LËVIZJET