Është shënuar një tjetër viktimë në plazhet shqiptare, gjatë këtij sezoni turistik. Raportohet se eshte mbytur  një pushues i moshës 60-vjeç në plazhin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në zonën e Plepave.

Raportohet se 60-vjeçari është nxjerrë i pajetë nga uji nga pushues te tjere. Trupi i pajetë  transportohet drejt morgut, ndërsa nuk dihet ende identiteti.

Artikulli paraprakBASHA MBLEDH ALEATËT PARA VENDIMIT QË MUND TË CAKTOJË TË ARDHMEN E ZGJEDHJEVE: DO KETË APO JO VOTIME MË 30 QERSHOR?
Artikulli tjetërSPARTAK BRAHO DEBATON ME RALF GJONIN: DEKRETI I PRESIDENTIT NUK ËSHTË LLASTIK PËR TË MBATHURA