Hartuesi i paketës së marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, David McAllister i quan të suksesshme përpjekjet e BE dhe SHBA për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri.

“Me gëzim të madh, kjo përpjekje e madhe e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri rezultoi me sukses. Mesazhi kryesor është se zgjidhje të qëndrueshme mund të arrihen kur qeveria dhe opozita kërkojnë dhe zhvillojnë dialog të drejt për drejtë më njëri-tjetrin”, shkruan ai në Facebook.

Artikulli paraprakPAKTI, LU: BRAVO SHQIPTARËVE PRES ME PADURIM ZGJEDHJET
Artikulli tjetërPAS MARRËVESHJES, META TAKIM KOKË MË KOKË ME BERISHËN