Ditën e hënë me datë 1 shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.
Sipas axhendës së siguruar nga “BalkanWeb”, ceremonia do të nisë në orën 15:00 të ditës së hënë ku do të ketë një takim virtual mes delegacioneve të Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Kosovës dhe më pas do të firmoset marrëveshja mes dy titullarëve, ministres së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj Stublla dhe Gabi Ashkënazi.
Po kështu në axhendë është parashikuar prezantimi i pllakatës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem nga Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Gabriel Ashkenazi që do të ketë dhe një fjalë të rastit nga dy ministrat. Po kështu Haradinaj dhe Ashkënazi do të kenë dhe një konferencë për shtyp.
14:45 – 15:00 Fillimi i Pritjes së të Ftuarve në ambientin Jashtë Ministrisë nga Protokolli dhe Stafi i MPJD
15:00 – 15:30 Takim Virtual mes Delegacioneve të Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Kosovës – në sallën e takimeve Bilaterale – pa prezencën e Mediave
15:30 – 15:45 Ceremonia e Firmosjes së:
1. Joint Communique;
2. MoU me MASHAV;
3. MoU mes Ministrive për Konsultime Politike
15:45 – 15:50-Prezantimi i Pllakatës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jeruzalem nga Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Gabriel Ashkenazi me fjalë të rastit
15:50 – 15:55 Fjalë e Rastit e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës znj. Meliza Haradinaj-Stublla
16:00 – 16:15 Deklarata për Shtyp
16:15 – 17:00 Pritje Zyrtare në oborrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës