Trajneri i kombëtares spanjolle të futbollit Luis de la Fuente ka bërë publike ditën e sotme listën provizore të të grumbulluarve për Euro 2024. Spanja është në grupin B ku do të përballet me kombëtaren tonë, Italinë dhe Kroacinë.

Nuk ka surpriza në listën e teknikut spanjoll, ku ka vendosur të grumbullojë talentet e Barçës, Lamine Yamal dhe Fermin Lopez.

Kjo është lista provizore e Spanjës:

Portierët: Unai Simon, Raja, Remiro.

Mbrojtësit: Dani Karvahal, Hesus Navas, Laporte, Le Normand, Naço, Vivian, Kubarsi, Grimaldo, Kukureja.

Mesfushorët: Rodri, Zubimendi, Fabian, Merino, Markos Jorente, Pedri, Aleiks Garcsa, Baena, Fermin Lopez.

Sulmuesit: Morata, Hoselu, Oyarzabal, Dani Olmo, F. Torres, Niko Uilliams, Lamine Jamal, Ayoze Perez.

Shqipëria dhe Spanja do të përballen më 24 qershor në sfidën e fundit për grupin B në arenën e Dyseldorfit.

1716804987_spanja.jpg

Artikulli paraprakPR/REZOLUTA E PS PËR KORRUPSIONIN/ NGA DEBATET, TE NUMRI I VOTAVE, ÇFARË PRITET TË NDODHË SOT NË KUVEND
Artikulli tjetërEDHE NJË MUAJ PRITJE PËR POPULLSINË/ DHULI: TË DHËNAT KRYESORE TË CENSIT DO TË PUBLIKOHEN MË 28 QERSHOR