Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë, ndërsa Ukraina ndodhet në luftë me Rusinë që prej shkurtit 2022. Tirana do të jetë mikpritëse e një samiti për Ukrainën, ku padyshim fokusi do të vendoset tek lufta, ndërsa i pranishëm do jetë edhe vetë Zelensky.

Burime bëjnë me dije se samiti për Ukrainën në Tiranë do të mbahet më datë 28 shkurt, informon gazetarja Raziela Myslimaj. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që paralajmëroi nga Shkupi samitin dhe vizitën e Zelensky në Tiranë.

Një ditë më pas, 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perendimor, ku fokusi do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, si edhe zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.

Artikulli paraprakRRETH GJYSMË MILIONI TURISTË VIZITUAN SHQIPËRINË MUAJIN E KALUAR, 30% MË SHUMË SE NË JANARIN E 2023
Artikulli tjetërTUBIMI I 20 SHKURTIT NË TIRANË, ZBARDHEN DETAJE NGA SLOGANI I PROTESTËS SË OPOZITËS, DY DEPUTETË TË BASHËS I BASHKOHEN RITHEMELIMIT