Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që përmban një amendament për lirimin e Fredi Belerit, i cili po mbahet në burg për shitblerje të votës në zgjedhjet e 14 majit.

Amendamenti për “lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri dhe për “mbrojtjen e pronave të pakicës kombëtare greke”, është paraqitur nga Partia Popullore Europiane dhe Eurogrupi i së Majtës në Raportin mbi Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe u votua sot. 290 eurodeputetë votuan pro projektligjit dhe 260 kundër.

Konkretisht, në rezolutë thuhet: “Parlamenti Evropian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve komunale të majit dhe pengoi kryetarin e zgjedhur për të marrë detyrën e tij, pasi ai mbetet i burgosur edhe sot e kësaj dite. Nënvizohet se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën e bashkisë dhe akuzat për cenim nga shteti në arsyetimin e vendimit për miratimin e ndryshimeve”. Amendamenti u mbështet nga eurodeputetët grekë të të gjitha partive, shkruajnë mediat greke.

Artikulli paraprakMBLEDHJA PËR ARBEN AHMETAJN/ “NUK BËJMË AVOKATIN E ASKUJT”
Artikulli tjetërZBARDHET MBROJTJA E AHMETAJT NË KOMISION, AVOKATËT KËRKOJNË SQARIME