Kombëtarja shqiptare e futbollit do ta nisë fushaten per eliminatoret e Kupën e Botës “Rusia 2018”, me një miqësore kundër Marokut.

Ndeshja kundër skuadrës afrikane do të luhet më datë 31 gusht, në stadiumin e ri të Shkodrës, ka bere te ditur Federata Shqiptare e Futbollit. Ky takim miqësor do t’i shërbejë ekipit kombëtar për përgatitjet ne kuadrin e eliminatoreve te Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, ku ndeshjen e parë do ta luajë kundër kombëtares së Maqedonisë, pikërisht në Shkodër. Ky takim miqësor kundër Marokut është inicuar dhe mbështetur nga kompania “AS EVENTS”, e cila ka bërë të mundur arritjen e marreveshjes. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të grumbullohet për t’u përgatitur për këtë takim më datë 29 gusht, në resortin “Tropikal” në Durrës.

Artikulli paraprakRRITET PENSIONI ME 167 LEKË, PENSIONISTËT: TURP, QEVERIA PO TALLET ME NE
Artikulli tjetërZYRAT ME NJË NDALESË, NGA THETHI NË VELIPOJË