Më 31 tetor 2017 pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore e anëtarëve të bandës së Habilajve të arrestuar me urdhër të Gjykatës së Katanias në operacionin e Policisë italiane të koduar “Rosa dei Venti”.

Të gjithë të arrestuarit italianë e shqiptarë , anëtarë të bandës që trafikonte lëndë narkotike e armë nga Shqipëria drejt Italisë, me anë të avokatëve të tyre kanë prezantuar kërkesën e ankimit ndaj vendimit të Gjykatës së Katanias duke kundërshtuar akuzën ndaj tyre. Nezar Seiti një nga anëtarët e bandës së Habilajve është arrestuar në territorin e Republikës së Shqipërisë e brenda 20 ditëve nga data e arrestimit duhet të ekstradohet drejt Italisë për t’iu nënshtruar gjykimit të drejtësisë italiane

Të arrestuarit e bandës së Habilajve janë;

Moisi Habilaj, i lindur më 18/01/1978 në Shqipëri i konsideruar kreu i kësaj bande

Fatmir Minaj.lindur në Shqipëri më 15/04/1962 banues në komunë Modica të Raguzës

Maridian Sulaj, lindur në Shqipëri më 27/01/2016 e banues në komunë Modica të Raguzës

Nezar Seiti lindur në Shqipëri më 30/03/1977 e i arrestuar në territorin e Shqipërisë

Artikulli paraprakSARANDË, ZJARR NË GARAZH, DIGJEN 3 MAKINA
Artikulli tjetërKOMPLOTI NË MAL TË ZI, DËSHMITARI: MË PAGUAN RUSËT PËR TË RRËZUAR QEVERINË