Më 4 Janar janë kapur 2.5 ton drogë. Ngjarja e mbajtur e fshehur nga policia

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar nga autoritetet italiane në fillim të janarit 2017. Një kamion i ngarkuar me lëndë drusore i nisur nga porti i Durrësit po transportonte 2.5 ton kanabis sativa. Është ky denoncimi i bërë në Facebook nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan gjithashtu se lajmi është mbajtur i fshehur nga policia me urdhër të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas denoncimit, drejtuesi i kamionit nuk rezulton të jetë regjistruar në sistemin TIMS ditën kur kaloi kamioni që u kap në portin e Barit. Prapa këtij trafiku ndërkombëtar droge që u godit nga autoritetet italiane, qëndrojnë drejtues të lartë të policisë së Durrësit, thotë ish-Kryeministri Sali Berisha. Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha: Oficeri dixhital denoncon: – Fshehjen nga Tahiri dhe policia te kapjes se ngarkeses prej 2.5 ton droge me dt 4 janar 2017 ne Bari – kalimin e trajlerit te ngarkeses nga porti i Durresit pa u regjistruar ne sistemin TIMS. sb “Mirembrama Doktor,jam oficer i Policis te Durresit doja re ju infomoja se me date 4 Janare eshte kapur ne Portin e Barit nje trajler qe transportonte dru per nje shtet te kryesor te BE dhe brenda ketij trajleri eshte sekustruar nje sasi lende narkotike prej 2, 5 ton lende kanabis stativa. Kjo eshte sasia me e madhe e kapur nga autoritetet Italjane e nisur nga porti i Durresit. Policia dhe Ministria e Brendshme me urdher te ministrit eka mbajtur e ka fshehur lajmin pasi informacjonet jane se mbrapa ketij trafiku qendrojne drejtusit e Policis vendore te Durresit qe njihen si lidhje e tije ne kete aktivitet kriminal. Nga te dhenat qe ka policia drejtuse mjet nuk ka lene gjurme ne sistemin TIMS”

Artikulli paraprakNDJEKJE PËR DISA ORË NË DET, POLICIA SHQIPTARE DHE GUARDA DI FINANZA BLLOKOJNË SKAFIN E DYSHIMTË
Artikulli tjetërFALEN 660 MILIONË EURO BORXHE, QEVERIA PËRGATIT PROJEKTIN