Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi iu gjendën 48 kg kanabis gati për shitje. Elton Qato u kap me këtë sasi kanabisi të cilën e kishte ndarë në 12 paketime. I riu u kap nga policia e Lezhës në lagjen “Gurra”, nga ku blutë konstatuan sasinë e kanabisit me peshë totale 48.5 kilogramë. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakKOALICIONI “BASHKË FITOJMË”: PREJ DITËS SË PARË NË POLITIKË, BENET BECI E KA NISUR ME GËNJESHTRA
Artikulli tjetërDOSHI: INVESTIME PËR ZONËN E SHIROKËS