Me 6 thika kuzhine në duar, shqiptari ndjek gruan që ta vrasë

Shqiptari me iniciale J.V. tentoi të vriste gruan e tij pas një sherri mes tyre. Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie mbrëmjen e djeshme në komunën “San Giorgio su Legnano” në Milano, Itali. Gruaja 35-vjeçare doli me vrap nga banesa dhe shkoi drejt shtëpisë së motrës së saj, që jeton disa metra më larg. Shqiptari e ndoqi atë nga pas duke mbajtur 6 thika kuzhine dhe duke e kërcënuar me vdekje. Fatmirësisht, gruaja mundi të arrinte në kohë në banesën e motrës dhe mbylli derën. Por edhe në këtë pikë, 44-vjeçari qëllonte me grushte dhe me shkelma derën e shtëpisë duke bërtitur dhe duke kërcënuar bashkëshorten. 35-vjeçarja lajmëroi policinë, që mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi J.V.. Sipas “Corriere”, 44-vjeçari shqiptar është kunati i Edmond Lleshaj. Ky i fundit konsiderohet si autori kryesor i masakrës së 10 nëntorit 2016 në Canegrate, ku u vranë dy kushërinjtë Agron dhe Alban Lleshaj. Vrasja në atë kohë ndodhi për kontrollin e territorit në Legnano për shitjen e heroinës.

Artikulli paraprakVIDHNIN VILAT LUKSOZE TË MILIONERËVE, 4 SHQIPTARË NË PRANGA
Artikulli tjetër2.000 EURO PËR NJË VEND PUNE NË SHTET, ARRESTOHET MASHTRUESJA