Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, një 20-vjeçar dhe një femër 33-vjeçare gjatë një operacioni anti-drogë në kufirin greko-shqiptar.
Në mjetin ku edhe po lëvizin të rinjtë shqiptarë u gjendën 18 kg kanabis në një vend të improvizuar enkas në prapakolp dhe në portë. Nga policia u sekuestrua edhe një laptop dhe një telefon celular.
Ende nuk dihet nëse automjeti me drogë ka kaluar nga dogana greko-shqiptare.