Me 89 kg marijuanë në makinë arrestohet shqiptari në Janinë

Një shqiptar 38-vjeçar të cilit iu gjet 89 kilogram marijuanë në makinë është arrestuar në kufirin greko-shqiptar. Shqiptari u kap në fshatin Kardamitsa, Janinë ndërsa në portobagazhin e makinës kishte fshehur dy çanta me 85 pako me 89 kilogram e 250 gram marijuanë. Automjeti në të cilin u gjet droga rezultoi në pronësi të një shtetasi rumun i cili është shpallur në kërkim.

Artikulli paraprakKAPEN NE BRINDISI 200 KG DROGË SHQIPTARE DY NË PRANGA
Artikulli tjetërPAPA:SHPRESAT E RREME SHITEN E BLIHEN, E VËRTETA ËSHTË FALAS