Një shofer shqiptar është prangosur në kufirin shqiptaro-grek me 98 kilogramë hashash. Shqiptari 34-vjeçar u arrestua dhe ndërkohë që i është konfiskuar dhe autobusi i tij.

Sipas informacioneve shoferi shqiptar identiteti i të cilit ende nuk behet i ditur udhëtonte në linjën Sarandë–Athinë.

Autobusi ndodhej në autostradën Kakavijë-Janinë në afersi të Kalpaqit, ku është ndaluar dhe kontrolluar në vendin e bagazheve, të cilit i’u gjetën dy çanta udhëtimi që përmbanin 16 qese të kanabisit të papërpunuar me një peshë totale prej 97 kg dhe 750 gram.

Shoferi 34-vjeçar u arrestua dhe ju gjetën edhe 955 euro, dy dollarë amerikanë dhe dy telefonë celularë të cilat gjithashtu u konfiskuan sëbashku me autobusin.

Ndërkohë ai është dërguar në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Janinës, për gjykim të mëtejshëm.

Artikulli paraprakVRASJA NË LAÇ, DORËZOHET DHE PERSONI I TRETË
Artikulli tjetërU GJENDEN KUBIKË ME KANABIS GATI PËR MBJELLJE, PRANGA DY TË RINJVE