Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë 47- vjeçari polak me banim në Durrës.

Ky shtetas qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës nga shërbimet e Policisë , ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip Pistoletë “TT” dhe shtatë fishekë.
Ja njoftimi i plotë i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë 47- vjeçari polak me banim në Durrës.Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë me 7 fishekë luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit polak:

-A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës.
Ky shtetas qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës nga shërbimet e Policisë , ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip Pistoletë “TT” dhe shtatë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Artikulli paraprakDY FAMILJE SHQIPTARE NË FRANCË, 7 DITË AFAT QË TË BËHEN GATI PËR KTHIM
Artikulli tjetërAKSIDENTI, PËRPLASEN MAKINAT NË LAPRAKË