Dokumentet identifikuese, tema e nxehtë e gushtit në përplasjet midis Kosovës dhe Serbisë pas nisjes së zbatimit të reciprocitetit nga ana e Prishtinës, që çoi në revoltën e serbëve të Veriut, duket se janë bërë pjesë e një marrëveshje të re me “bekimin” e Bashkimit Europian.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka njoftuar me një postim në Twitter se Kosova dhe Serbia “sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe”.
“Ne kemi një marrëveshje. Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i urojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre”, shkruan Borell në Twitter.
We have a deal.
Under the EU-facilitated Dialogue, Serbia agreed to abolish entry/exit documents for Kosovo ID holders and Kosovo agreed to not introduce them for Serbian ID holders.
(1/2)
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022